Moti –  E martë, 2 janar 2018

schedule09:30 - 2 Janar, 2018

schedule 09:30 - 2 Janar, 2018

Sipas MeteoAlb: Vijon me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në Veri dhe zonat Qendrore por alternime kthjellimesh me vranësira, do të ketë në pjesën më të madhe të zonave Jugore.

Pas mesditës vranësirat fuqizohen edhe në Jug duke bërë që i gjithë vendi të dominohet nga vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore; kushte që vijojnë edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të rriten me 2 – 3°C gjatë orëve të para të ditës por mbeten thuajse konstante, temperaturat në mesditë.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 – 4 ballë./abcnews.al