Kryetarja e Kuvendit të Serbisë Ana Brnabiç, ka deklaruar se do të shpallë zgjedhjet e reja për Kuvendin e Beogradit më 2 qershor.
Gjithashtu ajo komentoi edhe konsultimet që u mbajtën lidhur me seancën kur u zgjodh kryetari e Kuvendit, duke u shprehur e keqardhur që koalicioni “Serbia kundër dhunës” refuzoi të marrë pjesë.
“Unë shoh kritika se ne nuk jemi gati për dialog, gjë që është e çuditshme. ‘Serbia kundër dhunës’ nuk denjoi t’i bashkohej konsultimeve, ata nuk morën pjesë”, tha Brnabiç.
Sipas saj, qeveria tregoi se dëshiron dialog dhe se presidenti i Serbisë “i ofroi dorën e bashkëpunimit opozitës, por që nuk mori asnjë mirëkuptim”.
/abcnews.al/