Këtë fundjavë në Berlin do të rikthehet derbi i qytetit. Kryeqyteti gjerman nuk e mirëpriste këtë super përballje që nga prilli i vitit 1977. Derbi rikthehet pas ngjitjes në Bundeslige të Union Berlin pas dy sfidash shumë të komplikuara kundër Stuttgart-it në ndeshjet direkte. Ndeshja do te transmetohet në 205 shtete të botës, por nuk pritet të kalojë pa tension.
“Për ne do të jetë shumë e rëndësishme të gjejmë balancën mes agresivitetit dhe qetësisë. Të dyja ekipet do të japin gjithçka në fushë për ta fituar ndeshjen.”- deklaron Urs Fischer, trajneri i Union-it. “Duhet të mbajmë ritmin e ndeshjeve të fundit, do të jetë një provë e vërtetë për ne.”- mbyll trajneri.
Nga kampi kundërshtar ka folur sulmuesi i Hertha Berlin, Davie Selke, i cili beson tek fitorja. “Ne e dimë çfarë duhet të bëjmë. Është një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit dhe ne duhet ta fitojmë. Duhet të tregojmë personalitet.”- mbyll 24-vjeçari gjerman. Ky do të jetë derbi i parë mes ekipeve të Berlinit në Bundesligë dhe derbi i parë mes ekipeve nga i njëjti qytet që nga sezoni 2010/11 ku luhej mes Hamburger SV dhe FC St.Pauli. /abcnews.al