“Tërmet i fuqishëm në Shqipëri, banorët në panik”, mediat italiane i bëjnë jehonë lëkundjes së sotme

schedule14:07 - 1 Nëntor, 2019

schedule 14:07 - 1 Nëntor, 2019

Shqipëria u zgjua sot pas lëkundjeve të forta të tërmetit me epiqendër në Korçë.

Tërmeti me forcë 5.2 i shkallës richter u ndje thuajse në të gjithë vendin, ndërkohë që shkaktoi panik tek banorët e Korçës, të cilët prej disa muajsh jetojnë me frikën e dridhjes së tokës.

Lajmi ka bërë bujë edhe në mediat italiane.

“Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 u regjistrua sot në mëngjes në Shqipëri. Sipas Institutit Sizmologjik Shqiptar, epiqendra ishte afër qytetit të Korçës, në lindje të vendit, në një thellësi prej 25 kilometrash. Për momentin, sipas mediave, janë raportuar vetëm dëme materiale, por ende nuk ka një njoftim zyrtar. Tërmeti, i ndjerë gjithashtu në shumë qytete të tjera, shkaktoi panik, dhe shumë qytetar¡ u derdhën në rrugë për shkak të frikës nga pasgoditje të reja”, shkruan “Il messaggero” duke shtuar se gjatë ditës së sotme është lëkundur edhe Kosova.

Për fat të mirë, tërmeti i rënë sot në Korçë ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për qytetarë të qytetarë të dëmtuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!