Ukraina: Rusia sulmoi Kievin me raketa lundruese dhe balistike

schedule09:27 - 21 Mars, 2024

schedule 09:27 - 21 Mars, 2024

Rusia ka sulmuar këtë mëngjes, kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, me raketa lundruese dhe balistike, ndërkohë alarmi për sulmin ajror zgjati për 3 orë.

Shefi i administratës ushtarake të Kievit, Sergey Popko, në deklaratën e tij në llogarinë e institucionit në mediat sociale, theksoi se Rusia kreu një sulm me raketa në Kiev pas një pauze 44-ditore.

Duke ndarë informacionin se ushtria ruse përdori në sulm raketa lundruese të modelit Х-101/Х-555/Х-55 dhe raketa balistike, Popko vuri në dukje se alarmi i sulmit ajror në kryeqytet zgjati afërsisht 3 orë.

Raketat goditën qytetin nga drejtime të ndryshme njëkohësisht njoftoi Popko. “Forcat e mbrojtjes ajrore rrëzuan rreth 30 raketa, përfshirë raketa balistike mbi Kiev”, tha ai.

Popko transmetoi se fragmentet e raketave dëmtuan ndërtesën e një kopshti dhe një ndërtesë apartamentesh në lagjen Svyatoshin, dhe si pasojë e sulmit u dëmtua një ndërtesë apartamentesh në qytezën Shevchenko.

Më tej Popko tha se pjesët e raketave ranë në kopshtin e një ndërtese në lagjen Podilski dhe se të gjitha ekipet e shërbimit të urgjencës po punojnë në vendin e ngjarjes.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko gjithashtu në postimin e tij në llogarinë e tij në rrjetet sociale ka njoftuar se 10 persona janë plagosur në sulmin me raketa të Rusisë në Kiev.