Një 16 vjeçar u gjet i pajetë në tarracën e shtëpisë në Kurbin pasi kishte hedhur fishekzjarret për ndërrimin e viteve. Policia lokale njoftoi se i riu ka një plagë në kokë. Dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga një plumb qorr, ose fishekzjarret.
Një 16 vjeçar u ngjit në tarracën e shtëpisë për të ndezur fishekzjarret gjatë ndërrimit të viteve, por gjeti vdekjen.
Ngjarja ndodhi në mesnatë në Sanxhak-Kurbin.
Adolesheni u gjet i pa jetë nga familjarët dhe më pas u dërgua në spitalin rajonal të Laçit.
Pas ekzaminimeve paraprake u konstatua që 16 vjeçari kishte dëmtime në kokë.
Policia dyshon se plagët i janë shkaktuar nga një plumb qorr ose fishekzjarret.
Në këtë zonë gjatë festimeve për Vitin e Ri nuk janë të pakta rastet kur edhe qëllohet me armë.
Por pritet që eksertiza mjeko-ligjore të përcaktojë se nga se është shkaktuar dëmtimi në koke i të riut.
Grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Familja e 16 vjeçarit me origjinë nga Mirdita prej vitesh banon në Kurbin.
/abcnews.al