Siç ndodh shpesh, thirrja në kombëtare bëhet momenti i duhur për lojtarët që janë të pakënaqur me situatën e tyre në klubet përkatëse, që të tregojnë veten. Kështu bëri edhe Christian Eriksen, ish-mesfushori i Tottenhamit dhe Interit, i cili tani ka përfunduar si rezervë luksoze në stolin e Manchester United (3 paraqitje midis Premier League dhe “FA Cup” më 2024).
“Skuadra po ecën mirë në periudhën e fundit, ndaj për këtë arsye e respektoj rolin tim. Sidoqoftë, është e qartë se nuk jam i kënaqur nga fakti se po luaj pak. Kam folur edhe me trajnerin Ten Hag, ia kam bërë të qartë se jam i pakënaqur me situatën time dhe se do të doja të luaja sa më shumë që të jetë e mundur. Megjithatë, jam dhe do të jem në dispozicion të klubit.
Ai m’u përgjigj se formacioni që kishte zgjedhur, me Mainoo në mesfushë, po shkonte mirë dhe për këtë arsye niveli i konkurrencës për një fanellë titullare ishte rritur. E respektoj faktin që ai nuk dëshiron ta ndryshojë ekipin fitues, por padyshim që një angazhim i tillë i reduktuar do të më shqetësonte në planin afatgjatë”./h.ll/abcnews.al