Rusia pretendon se ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet se ka spiunuar për Ukrainën në mënyrë që kjo e fundit të kryejë sabotime.
Shërbimet lokale të sigurisë FSB thonë se i arrestuari akuzohet për tradhti të lartë. Që nga fillimi i sulmit të saj në Ukrainë dy vjet më parë, Rusia thotë se ajo është shënjestruar nga qindra sulme sabotazhi, si në infrastrukturën civile ashtu edhe në atë të mbrojtjes.
FSB nuk e përmendi emrin e të dyshuarit, por tha se ai ishte banor i Komsomolsk-on-Amur, një qytet i largët rus në rajonin e largët lindor të Khabarovsk.
Nga ana tjetër Kievi nuk ka komentuar ngjarjen apo të marrë përsipër çështjen. /abcnews.al