Bardhi “bekon” Sazanin/ Nënkryetari i Berishës: Pro investimeve. Akuzon ish-Presidentin Topi për korrupsion

schedule15:19 - 20 Mars, 2024

schedule 15:19 - 20 Mars, 2024

Gazmend Bardhi bekon projektin e dhëndrit të Trump në Sazan. Nënkryetari i Berishës thotë se mbështesin çdo investim të huaj, me garë e transparencë për qytetarët.

“Së pari nuk ka asnjë të dhënë apo projekt konkret që të marrë vëmendjen që do duhet të marrë nga grupi parlamentar i PD dhe nga PD. Në parim ne mbështesim cdo investim të huaj, por rikonfirmojmë qëndrimin tonë që cdo investim i huaj do duhet të jetë dhe miratohet me transparencë në përputhje me ligjin me një garë të hapur dhe duke bërë një analizë të mirëfilltë se kush janë përfitimet nga këto investime, apo nga një investim konkret që përfitojnë qytetarët e republikës së Shqipërisë”.- u shpreh ai.

Gazmend Bardhi, i bashkuar së fundi me Sali Berishën nën arrest e hetim për korrupsion, thotë se nuk bashkohet me ish presidentit Bamir Topi, të cilin e quan të korruptuar.

“Vetëm hark nuk pasha ty, pash një shigjetë teke dhe disa bishta. Nuk kam ndërmend të komentoj, cilido është i lirë, të bëjë cfarëdolloj gjëje që vlerëson se është në dobi të tij në politikë. E vetmja lutje që kam patur gjatë gjithë kësaj kohe është që t’I rikthehet opozitës. Nuk mund të organizosh tryeza kundër opozitës dhe së treti unë ndaj vlerat euroatlantike dhe një nga vlerat më të rëndësishme euroatlantike është që kur të ushtrosh një funksion publik nuk do duhet të jesh I përfolur për korrupsion. Një tryezë që mban në krah individë që kur kanë ushtruar detyra të larta shtetërore përmenden nga proges raporti si të përfshirë apo të dyshuar në procese korruptive as kanë qenë e as kanë për të qenë në krah timin apo të PD” tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!