PARIS 2024/ Seks dhe sport, organizatorët francezë: 300 mijë profilaktikë në fshatin olimpik

schedule13:16 - 20 Mars, 2024

schedule 13:16 - 20 Mars, 2024

Forma më e hershme e aktivitetit fizik rikthehet këtë verë në Lojrat Olimpike “Paris 2024”. Bëhet fjalë për seksin, ose siç e quajnë francezët “sporti në dhomë”. Pra një disiplinë që i shtohet kompeticionit më të rëndësishëm të sportit botëror.

Jo se në të shkuarën kishte munguar, por zyrtarisht ishte i ndaluar në Olimpiadën e fundit “Tokio 2021” në mes të emergjencës së Covid-19, kur ishin në fuqi kufizimet dhe distancimi i detyruar fizik. Tani gjërat kanë ndryshuar, ndërsa organizatorët francezë planifikojnë të vendosin në dispozicion të 14 mijë rezidentëve, atletë dhe staf tekin, të fshatit olimpik 300 mijë prezervativë.

“Do të kenë atë që presin dhe atë që i duhet”,- thotë Loren Misho, drejtori i fshatit Olimpik dhe Paraolimpik të kryeqytetit francez.

Për herë të parë, shpërndarja e profilaktikëve në një fshat olimpik u bë në olimpiadën “Seul 1988”. Në atë kohë ishte një tjetër emergjencë, ajo e HIV-AIDS.

Që nga ajo kohë, në çdo trune të këtij lloji, organizatorët kanë bërë të njëjtën gjë, ndërsa rekordi u vendos në Lojrat Olimpike të Rio De Zheneiro, ku u shpërndanë 450 mijë profilaktikë për meshkuj dhe femra.

Po ashtu, sipas një sondazhi të “Sky News” me ish-atletë olimpikë, sipas tyre 70-75% të tyre kanë bërë seks gjatë Olimpiadave, Por nëse raportet seksuale janë të lejuara, në fshatin olimpik të Parisit nuk do të lejohet alkooli. Kështu, seks po, por pa shampanjë…. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!