“Ngerç” i ri për shkarkimin e Agim Kajmakut?

schedule11:33 - 1 Nëntor, 2019

schedule 11:33 - 1 Nëntor, 2019

Komisioni qendror i zgjedhjeve në mënyrë unanime me 5 vota pro vendosi shkarkimin e kryebashkikut të Vorës Agim kajmaku. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe tashmë kajmaku nuk ësht ëmë kryebashkiaku i Vorës për shkak se kishte fshehur një ndalim nga një procedim i zhvilluar në shtetin grek.

Kryeministri Rama është njoftuar nga KQZ në lidhje me këtë vendim i cili duhet të firmosë shkarkimin e kajmakut dhe më pas duhet të njoftojë presidentin e republikës Ilir Meta për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në këtë bashki.

Ajo që mbetet me pikëpyetje tashmë është mënyra se si do të veprojë presidenti Meta në lidhje me dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë Vorë ose jo. Meta nuk e ka bërë një gjë të tillë për Shkodrën pas shkarkimit nga KQZ të Valdrin Pjetrit. /abcnews.al