“Nuk e dinim që ishte shtatzënë”/ Tapizë, familjarët e 42-vjeçares: E gjetëm në gjendje të rëndë

schedule14:13 - 19 Mars, 2024

schedule 14:13 - 19 Mars, 2024

TAPIZË- Familjarët e Leta Koçit, 42-vjeçares që dyshohet se i mori jetën foshnjës së saj të porsalindur thonë se nuk e dinin që ajo ishte shtatzënë.

Jashtë kameras fëmijët e saj tregojnë se e gjetën nënën e tyre në gjendje të rëndë shëndetësore në tualetin e shtëpisë por nuk kishin informacion që ajo kishte lindur dhe e kishte hedhur foshnjën në lume.

Fëmijët po ashtu nuk dinë të thonë nëse foshnja lindi me shenja jete apo e vdekur Familja prej 7 anëtaresh jeton në një banese me qira në fshatin Tapizë, në kushte jo të mira.

Gjendja e vështirë ekonomike, por edhe kushtet e renduara psikologjike dyshohen ta këtë çuar 42-vjeçaren drejt aktit te rende. Koçi duket se e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë dhe nuk ishte ndjekur as nga ndonjë mjek I zonës, pasi në qendrën ambulatore të Tapizës nuk rezultonte asnjë kartelë mjekësore.

Leta koci u vu në pranga mbrëmjen e të hënës nga policia. 42-vjecarja, nënë e 5 fëmijëve dyshohet se ka lindur në kushte shtëpie mëngjesin e të hënës dhe më pas e ka hedhur foshnjën në lumin tërkuzë.

Mbi ngjarjen e rëndë është marrë në pyetje edhe bashkëshorti i 42-vjeçares, i cili po ashtu ka deklaruar se nuk e dinte që ajo priste një fëmijë.

Leta Koçi, ndaj të cilës është ngritur vepra penale “vrasja e foshnjës” është nënë e pesë fëmijëve të tjerë, tre vajzave dhe dy djemve, më i madhi 25 vjeç./ abcnews.al