Hungaria: Perëndimi të pranojë se strategjia e tyre ushtarake në Ukrainë ka dështuar

schedule14:25 - 18 Mars, 2024

schedule 14:25 - 18 Mars, 2024

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijártó tha sot se liderët e vendeve të Europës Perëndimore duhet të pranojnë se strategjia e tyre ushtarake në Ukrainë ka dështuar dhe se po nxit rrezikun e një lufte të re botërore.

Ai tha se situate në Europë është “kritike”, dhe se kërcënimi i shpërthimit të luftës botërore është gjithnjë e më afër.

“Udhëheqësit e Europës Perëndimore duhet të pranojnë se strategjia e tyre ushtarake në Ukrainë ka dështuar dhe se një armëpushim do të ishte arritur shumë kohë më parë nëse ata do të kishin investuar të paktën gjysmën e përpjekjeve të tyre në vendosjen e paqes dhe jo në furnizimin me armë të Ukrainës.” tha shefi i diplomacisë hungareze.

/abcnews.al