Vetëvendosje dhe LDK diskutojnë çështjet e sigurisë

schedule19:40 - 31 Tetor, 2019

schedule 19:40 - 31 Tetor, 2019

Lidhja Demokratike e Kosovës e Vetëvendosje, saktësisht grupet punuese të dy partive kanë diskutuar në takimin e katërt me radhë për sundimin e ligjit.

Ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi u tha gazetarëve pas takimit se Dhomat e Specializuara apo gjykata speciale e Hagës, do të vazhdojë që të kryejnë punën e saj dhe funksionimin sipas ligjeve të Kosovës.

Kreu i Vetëvendosjes kishte deklaruar më parë se nëse do të bëhet kryeministër, do ta zhbënte Gjykatën Speciale, raportoi Express. Pas 6 tetorit, Kurti tha se është e pamundur shfuqizimi i saj, pasi duhen mbi 80 deputetë përfshirë edhe serbët.

Organizata e Veteranëve ka thënë se Kurti duhet të mbajë premtimin që kishte bërë për shfuqizim Gjykatës Speciale. Mandati pesë vjeçar i Gjykatës Speciale do të skadojë me 30 qershor të vitit 2020.

Deri tani, kjo Gjykatë ka ftuar për intervistim si dëshmitarë, dhe si dëshmitarë të dyshuar, mbi 200 pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkohë është paralajmëruar që gjatë këtij muaji do të ngritën edhe aktakuzat e para./abcnews.al