babai i adoleshentit që vrau katër studentë në një shkollë të mesme në Miçigan në vitin 2021, u shpall fajtor për vrasje të pavullnetshme. Ky vendim vjen një muaj pasi nëna e sulmuesit u dënua për të njëjtat akuza.
James Crumbley, u dënua për katër akuza për vrasje të pavullnetshme, një akuzë që mbart një dënim maksimal deri në 15 vjet burg. Djali i tij, Ethan Crumbley, atëherë 15 vjeç, përdori një SIG Sauer 9 mm për të vrarë katër studentë dhe për të plagosur gjashtë nxënës dhe një mësues në shkollën e mesme të Oksfordit më 30 nëntor 2021.
James Crumbley do të dënohet më 9 prill në orën 9 të mëngjesit (me orën lokale), po ashtu edhe gruaja e tij, Jennifer Crumbley.