Një 38-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Fierit, pasi i është gjetur në shtëpi një sasi lënde narkotike kokainë.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin 38 vjeç, banues në Përmet, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./abcnews.al