Dita e Verës në Tiranë, Cenaj: Kemi organizuar një shumëllojshmëri aktivitetesh ku çdo qytetar gjen veten

schedule11:27 - 14 Mars, 2024

schedule 11:27 - 14 Mars, 2024

Bashkia Tiranë ka përgatitur një program të plotë për Ditën e Verës. Me një kalendar të ngjarjeve të shumëllojshme, qytetarët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete të shumta, duke filluar nga koncerte, ekspozita të ndryshme, deri te aktivitete sportive dhe shfaqje të ndryshme kulturore.

Kryebashkiaku i Natës, Rezart Cenaj tha për ABC News se janë planifikuar aktivitete për të gjitha grupmoshat.

“Bashkia Tiranë ka marrë masa duke përgatitur një program të plotë me 24 orë festime, tek mbi 30 aktivitete. Kalendari ka shumëllojshmëri aktivitetesh, ku çdo qytetar e gjen veten duke filluar nga koncerte, ekspozita, shfaqje sportive dhe kulturore“, u shpreh mes të tjerash kryebashkiaku i natës.

Për të garantuar mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku janë planifikuar zhvillimi i aktiviteteve./abcnews.al