I vetëdijshëm për interesin e Real Madrid për të rikthyer lojtarin maroken, PSG ka marrë masa për Achraf Hakimi. Konkretisht, klubi francez synon të mbajë në ekip mbrojtësin e djathtë deri në vitin 2028.
Emri i Hakimit është një nga më të përmendurit në kampin francez, pasi tashmë me largimin e sigurt të Mbappe, marokeni shihet si një pikë kyçe për projektin e Luis Enrique. Pasi shkëlqeu me Dortmund dhe me Interin, Hakimi u transferua te PSG dhe duke marrë parasysh formën e tij të jashtëzakonshme, Real Madrid ka bërë që të tregojë sërish interes për 25-vjeçarin.
Sipas gazetarit Nicolo Schira, spanjollët do të ishin të gatshëm për të nisur negociatat me Achraf Hakimi. Sipas këtij burimi, Nasser Al Khelaifi synon të rinovojë kontratën e marokenit deri në qershor të vitit 2028.
Megjithatë, Real Madrid pritet të bërë “luftë” deri në fund me klubin spanjoll për të fituar shërbimet e Hakimi./h.ll/abcnews.al