Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. I riu, banues në Korçë, u arrestua në në rrugën “Xhon Belushi”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në vitin 2022, 26-vjeçari ka trafikuar lëndë narkotike, në qytetin e Korçës./abcnews.al