Pas vizitës së Zelenskyt, Erdogan shpreson të takojë Putinin në Turqi

schedule09:53 - 13 Mars, 2024

schedule 09:53 - 13 Mars, 2024

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan shpreson që homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të bëjë një vizitë në vendin e tij pas zgjedhjeve komunale në Turqi të planifikuara për 31 mars.

“Ne vazhdojmë dialogun tonë me të dy fqinjët tanë të Detit të Zi. Të premten e kaluar, ne pritëm presidentin ukrainas Vladimir Zelensky në Stamboll. Dhe pas zgjedhjeve në Turqi do të presim presidentin rus Vladimir Putin,” ai tha në një darkë iftari të Ramazanit, duke iu drejtuar ambasadorëve të huaj, shkruan Tass.

Erdogan deklaroi gjithashtu se planet e paqes për zgjidhjen e konfliktit ukrainas që nuk marrin parasysh qëndrimin e Rusisë nuk do të funksionojnë.

“Ne kemi demonstruar përpjekje të konsiderueshme për të gjetur mënyra për paqen në konfliktin Rusi-Ukrainë. Ndërsa mbështesim parimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, ne gjithashtu themi se çdo plan paqeje që nuk përfshin Rusinë do të jetë i paefektshëm,” tha presidenti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!