Inter gjithashtu është futur në garë për Zirkzee. Sipas raportimit të gazetarit gjerman të “SkySportsDe”, Florian Plettenberg, zikaltërit po vëzhgojnë me kujdes sulmuesin holandez të Bologna.
Para pak ditësh, përflitej se Bayern Munich do të tentonte rikthimin e ish-lojtarit të tyre duke i paguar menjëherë klauzolën e lirimit, por sipas gazetarit gjerman, duket se bavarezët nuk do ta bëjnë këtë gjë. Në garë për shërbimet e Zirkzee deri më tani janë tre klubet e mëdha italiane, me Interin, Milanin dhe Juventus. Nuk duhet lënë pas as Napoli, pasi të kaltërit e shohin si zëvendësuesin e Osimhen në rast largimi.
Inter ka si pika kyçe Lautaron dhe Thuram në sulm, ndërsa Arnautovic dhe Sanchez janë rezervat. Por, duhet rikujtuar se zikaltërit kanë siguruar Mehdi Taremin, sulmuesin iranian të Portos i cili do të transferohet në Milano sezonin e ardhshëm me parametra zero. Kështu, Inter po planifikon të shesë Sanchez dhe Arnautovic, për të mbajtur si sulmuesë rotacioni dyshen Taremi-Zirkzee./h.ll/abcnews.al

