Koncert në natën e ndërrimit të viteve

schedule11:53 - 31 Dhjetor, 2017

schedule 11:53 - 31 Dhjetor, 2017

Qytetarët në kryeqytet mund ta presin vitin e ri në sheshin “Skënderbej”. Për ta kthyer këtë në një mbrëmje festive, Bashkia e Tiranës ka përgatitur një sërëe aktivitetesh. Festa do të nisë në orën 22:30 të mbrëmjes me një koncert ku do të performojnë këngëtarët e njohur Elhaida Dani, Tiri & Band, Kastro Zizo, Beatrix Ramosaj, Elgit Doda dhe Ronela Hajati. Atmosfera e krijuar do të kulmojë me një spektakël fishekzjarresh në momentin e ndërrimit të viteve. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, bashkia ka ftuar qyetarët të bëhen pjesë e momentit të ndërrimit të viteve në shesh./abcnews.al