“Zgjedhorja”, deputeti i PS: Të gatshëm për një reformë gjithëpërfshirëse, opozita me një ‘simfoni të përçartur”

schedule18:25 - 11 Mars, 2024

schedule 18:25 - 11 Mars, 2024

“Reforma Zgjedhore është më optimale duke qenë gjithëpërfshirëse dhe ky është qëllimi i mazhorancës dhe gjithashtu i aleatëve tanë”, kështu u shpreh deputeti i PS Ilir Metaj gjatë një interviste të zhvilluar në “Special Report” në “ABC News”.

Metaj theksoi se mazhoranca është e gatshme dhe respekton çdo rekomandim të OSBE/ODIHR, duke shtuar se nga ana e opozitën ka ndodhur e kundërta, pasi siç theksoi ai, opozita thjesht po krijon “një simfoni të përçartur”.

“Komisioni i Reformës Zgjedhore është bipartizan. Nëse pala jonë e mazhorancës është e gatshme për çdo rekomandim të OSBE/ODIHR, por që nga ana tjetër kemi individë të caktuar që luajnë me instrumente të ndryshëm dhe në fund krijohet një simfoni e përçartur e opozitës. PS është e gatshme për të adresuar çdo rekomonadim për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse. Por unë e shoh opozitën si një habitat që edhe Franc Kafka do të ndjehej si në shtëpinë e tij.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!