Në një deklaratë ditën e sotme, kryeministri i Izraelit ka pohuar se vendi ka vrarë një udhëheqës të lartë të Hamasit, pa i përmendur emrin.
“Ne jemi në rrugën drejt fitores totale. Ne tashmë eliminuam numrin “katër” të Hamas. Ne do t’i vrasim të gjithë me radhë”, tha ai.
Është e paqartë se kujt i referohej Netanyahu, megjithëse mediat izraelite kanë spekuluar se ai mund të ketë nënkuptuar zëvendës udhëheqësin politik Saleh al-Arouri.
Ai u vra në Bejrut në janar, në atë që shihej në atë kohë si goditja e parë në një fushatë të pritshme të atentateve jashtë shtetit të premtuar nga zyrtarët izraelitë pas 7 tetorit.
Izraeli kurrë nuk e ka pretenduar drejtpërdrejt sulmin brenda kryeqytetit të Libanit. Mediat izraelite kanë raportuar gjithashtu se ushtria izraelite po heton nëse vrau numrin tre të Hamasit, Marwan Issa, gjatë fundjavës.
Nënkryetari i krahut ushtarak të grupit thuhet se u vra në një sulm ajror të dielën.
/abcnews.al