Janë mbyllur 2 nga 3 sfidat e EFL Cup në Angli. Kryendeshja ishte padiskutim ajo mes Liverpoolit dhe Arsenalit. Kjo sfidë, nuk zhgënjeu, pasi u panë plot 10 gola dhe gjuajte penalltish. Liverpool shënoi i pari, ne një autogol të Mustafit. Arsenali më pas mori frenat e dorës dhe kaloi 3-1 në avantazh.
Martinelli shënoi dy gola, ndërsa Torreira vendosi rezultatin në 1-3. Milner me penallti i çoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-3. Në pjesën e dytë, u shënuan dhe pesë gola të tjerë. Chamberlain dhe një dopietë e Origit shënuan për Liverpool, ndërsa Niles dhe Willock shënuan për ARsenalin. Me rezultatin 5-5, skuadrat iu drejtuan pikës së bardhë.
Te Liverpool, shënuan të gjithë lojtarët, ndërsa tek Arsenali gaboi Dani Ceballos. Liverpool avancon në çerekfinalet e EFL Cup, ndërsa Arsenali dhe Unai Emery marrin një tjetër shuplakë këtë sezon. Në takimin tjetër, Aston Villa ka mposhtur Ëolverhampton me rezultatin 2-1./abcnews.al