Atletico Madrid është interesuar tek Barcelona për shërbimet e mesfushorit, Ivan Rakitic, për sezonin tjetër. Sipas Marca, kroati po kërkon largimin pasi është lënë në stol këtë sezon nga trajneri, Ernesto Valverde.
Drejtori sportiv i Atleticos, Miguel Angel Gil Marin, e kërkon me ngulm mesfushorin sepse në kampin e Atleticos besojnë se Rakitic është perfekt për skemat e Simeones. ‘Los Colchoneros’ e kanë kërkuar dhe dy herë më parë mesfushorin, kur kroati u largua nga Schalke 04 për te Sevilla si dhe herën e dytë kur u largua nga Sevilla për te katalanasit.
Rakitic mund të transferohet në Madrid, por Atletiko nuk është e vetme në garë për 31-vjeçarin. Interi është interesuar për mesfushorin madje sipas një raportimi nga SPORT ka pasur dhe një takim mes klubeve. Gjithashtu, Manchester United dhe Liverpool kanë shfaqur interes. Kartoni i Rakitic vlerësohet diku te 35 milionë €. /abcnews.al