“Nuk ka më qetësi dhe ditë të lumtura”, paralajmëron kryeministri polak: Europa është para një lufte të mundshme

schedule12:49 - 7 Mars, 2024

schedule 12:49 - 7 Mars, 2024

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër se Europa tani ndodhet në një epokë të re, të një lufte të mundshme, ashtu si para Luftës së Dytë Botërore.

“Qetësia dhe ditët e lumtura kanë mbaruar. Ne po jetojmë në kohë të reja, në një epokë të paraluftës. Në fakt, për disa nga vëllezërit tanë nuk është më as koha e paraluftës. Është një luftë në shkallë të plotë në formën e saj më mizore,” tha ai.

“Nuk është faji ynë që fjalori ynë i përditshëm përfshin, edhe një herë, fjalë të tilla si luftime, bombardime, sulme me raketa, gjenocid.

Europa donte të jetonte dhe zhvillohej në një botë të pasluftës. Por sot duhet të themi qartë se jemi përballë një zgjedhjeje të thjeshtë ose do të ndërmarrim luftën për të mbrojtur kufijtë tanë, territorin tonë, parimet tona dhe si pasojë qytetarët tanë dhe brezat e ardhshëm, ose do të rrëzohemi.

Nuk ka asnjë arsye objektive për të kapitulluar para së keqes. Potenciali i Europës, ekonomik, financiar, demografik, moral është më i madh se potenciali i atyre që na sulmojnë.

Është thelbësore sot që Europa të besojë në forcën e saj. Gjithashtu kur bëhet fjalë për kontekstin e kapacitetit tonë mbrojtës, ne nuk mund të jetojmë me iluzionet.

Askush nuk do të zërë vendin tonë në këtë luftë për sigurinë tonë dhe për të ardhmen tonë. Ne vetë jemi garantuesit më të mirë të sigurisë dhe unitetit tonë.

Siç e dini mirë, i vetmi person tek i cili mund të mbështeteni është vetvetja.

Europianët do të jenë të bashkuar kur të shohin me gjithë qartësinë se Bashkimi Europian është me të vërtetë Europa jonë, një shtëpi e sigurt dhe e mirë për njerëzit”, përfundoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!