Në një deklaratë ditën e enjte, Hamas hodhi poshtë të gjitha mundësitë e një armëpushimi përpara Ramazanit, duke thënë se bisedimet për armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve do të rifillojnë javën e ardhshme.
Zyrtarët egjiptianë kishin thënë më herët se negociatat arritën në një ngërç lidhur me kërkesën e Hamasit për një proces me faza që kulmoi me përfundimin e luftës. Por ata nuk përjashtuan një marrëveshje para Ramazanit, i cili pritet të fillojë të dielën.
Zëdhënësi i Hamasit, Jihad Taha tha se Izraeli “refuzon të angazhohet dhe të japë garanci në lidhje me armëpushimin, kthimin e të zhvendosurve dhe tërheqjen në zonat e luftës.
Por ai tha se bisedimet ishin ende në vazhdim dhe do të rifillonin javën e ardhshme.
SHBA, Egjipti dhe Katari janë përpjekur për javë të tëra të ndërmjetësojnë një marrëveshje për një armëpushim gjashtë-javor dhe lirimin e 40 pengjeve në këmbim të palestinezëve të burgosur në Izrael, por deri më tani kërkesat kanë rënë në vesh të shurdhër.
/abcnews.al