Duket sikur tensionet mes SHBA-së dhe Rusisë janë rritur sërish, pasi kjo e fundit ka thirrur ambasadoren amerikane.
Rusia paralajmëroi ambasadoren amerikan se do të shtypë çdo përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme ruse, duke përfshirë dëbimet diplomatike.
Përpara zgjedhjeve presidenciale të 15-17 marsit, ministria e jashtme tha se nëse stafi diplomatik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përfshihej në çështje të brendshme të Rusisë do t’i shpallte “non grata”.
Moska është përballur me dëbime të shumta të personelit të saj diplomatik në të gjithë Europën që nga viti 2018, kur Britania e Madhe e akuzoi atë se qëndron pas helmimit të ish-agjentit të dyfishtë Sergey Skripal dhe vajzës së tij Yulia, dhe u bëri thirrje partnerëve të tregojnë solidaritet përmes dëbimit të diplomatëve rusë.
Ndërkohë, numri i diplomatëve rusë të dëbuar nga vendet e NATO-s ka kaluar 1000.
/abcnews.al