Barcelona fitoi bindshëm mbrëmjen e djeshme në ‘Camp Nou’ duke vazhduar serinë e fitoreve. Katalanasit ‘shpartalluan’ 5-1 Real Valladolid duke marrë dhe kreun e renditjes në La Liga.
Goleadën për blaugranat e hapi qendërmbrojtësi Lenglet, që në minutën e dytë të takimit. Reagimi i francezit pas shënimit të golit ishte i çuditshëm, pasi qëndroi i palëvizur. Ne një prononcim të shkurtër pas sfidës, mbrojtësi shprehet: “Nuk e prisja të shënoja. Thjesht nuk dija si të festoja, prandaj prita shokët e skuadrës për të festuar.”
Clement Lenglet është në sezonin e tij të dytë tek Barcelona ku ka luajtur në 57 ndeshje. Mbrojtësi francez në karrierën e tij regjistron 215 ndeshje dhe 9 gola, ku 3 i ka shënuar me fanellën e katalanasve. /abcnews.al