Mund të japin kontributin e tyre në fund të sezonit, pritet rikthimi i Courtois dhe Militao

schedule16:57 - 6 Mars, 2024

schedule 16:57 - 6 Mars, 2024

Real Madrid duket sikur mund të ketë ende një kontribut vendimtar nga Eder Militao dhe Thibaut Courtois para fundit të sezonit. Të dy pësuan lëndime të ligamenteve të kryqëzuara të përparme brenda tre ditësh nga njëri-tjetri në fillim të sezonit, por tani janë afër rikthimit.

Të dy yjet e Real Madrid, Militao dhe Courtois janë parë duke bërë pjesë në seancat stërvitore javën e fundit me pjesën tjetër të grupit dhe braziliani pritet të kthehet rreth mesit të prillit për ‘Los Blancos’. Kjo mund të jetë edhe për belgun.

Sipas gazetës ‘Marca’, data 27 mars, pas tre javësh, është data që Courtois do të rikthehet në stërvitje të plotë.

Më pas ai do të kërkojë disa javë stërvitje përpara se të kthehet në formë për t’u rikthyer në fushë dhe ta ndihmoj ekipin.

Courtois do të kthehej në një situatë të mirë. Andriy Lunin ka dëshmuar të jetë një garanci, duke performuar mirë në mungesë të Courtois dhe nuk ka pasur nevojë për të nxituar kthimin e tij.

Ndërkohë, Kepa Arrizabalaga është vendosur të përfundojë sezonin si zgjedhja e tretë para se të kthehet në Chelsea, pasi ka mbërritur për të zënë vendin numër një./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!