Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“I vetmi vend në Ballkan, me bazë ajrore të NATO-s”, Balla tregon nëse do ketë akses policia në dronët ‘bayraktar’

schedule10:30 - 5 Mars, 2024

schedule 10:30 - 5 Mars, 2024

TIRANË – Për ministrin e brendshëm Taulant Balla, dita e djeshme, që shënoi hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, ishte një ditë historike për vendin.

Në një prononcim për mediat Balla tha Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan me një bazë ajrore të NATO-s, ndërsa zbuloi nëse do të ketë akses policia në dronët ‘Bayraktar’.

“E vërteta është që ne shpesh përdorim edhe infrastrukturën e Forcave të Armatosura, jo vetëm dronë por edhe helikopterë. Dita dje ka qenë një ditë historike për vendin, jemi vendi i vetëm me një bazë ajrore të NATO, dhe shume shpejt edhe me një bazë detare të NATO-s” u shpreh Balla./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!