Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Xhavit Shala: Ballkani është në prag të ndezjes, kur gjithë bota digjet politika kosovare ka kohë ‘të krihet’

schedule20:31 - 6 Tetor, 2026

schedule 20:31 - 6 Tetor, 2026

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi situatën politike në Kosovë dhe zhvillimet e fundit në rajon.

Shala u shpreh se situata kërkon një zgjidhje, duke vlerësuar se kryeministri Albin Kurti, pavarësisht zhvillimeve politike, ka bërë një propozim konkret.

Eksperti i sigurisë paralajmëroi gjithashtu për situatën e tensionuar në rajon dhe më gjerë, duke theksuar se zhvillimet ndërkombëtare e bëjnë edhe më të rëndësishme gjetjen e një zgjidhjeje politike në Kosovë.



“Duhet të marrë një zgjidhje. Zoti Kurti pavarësisht lojërave politike dha një propozim konkret. Është përgjegjësi e tij që e dha në minutën e fundit. Ndodhemi para një situate ku Ballkani është në prag të ndezjes. Ukraina Europa janë në ndezura, kur gjithë bota digjet dhe politika kosovare ka kohë të krihet kjo është e tmerrshme”, tha ndër të tjera, eksperti i Sigurisë Xhavit Shala.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!