Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në një rrugë të pabesueshme fluturimi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka njoftuar se në shkurt të këtij viti Shqipëria mirëpriti 577,515 udhëtarë, një rritje prej 69% nga viti i kaluar.
Sakaq, Rama i ka bërë thirrje të gjithëve të vijnë dhe të vizitojnë vendin tonë, duke theksuar se më shumë informacion turistët mund të marrin në stendën shqiptare në Panairin e Berlinit.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në një rrugë të pabesueshme fluturimi! Në shkurt 2024, ne mirëpritëm 577,515 udhëtarë, një rritje prej 69% nga viti i kaluar. Nga janari deri në shkurt 2024, shifrat u rritën në 1,202,785, duke shënuar një kërcim 59%! Bukuria e Shqipërisë po thërret – ejani dhe shikoni vetë pse të gjithë po fluturojnë në rrugën tonë #ExploreAlbania dhe nëse jeni përreth Berlinit, mos humbisni panairin më të madh të turizmit në Evropë, ku Shqipëria ka një stendë të bukur me shumë informacion”, ka shkruar kryeministri./abcnews.al
Tirana International Airport is on an incredible flight path! ? In February 2024, we welcomed 577,515 travelers, a 69% increase from last year. From Jan-Feb 2024, the numbers soared to 1,202,785, marking a 59% jump! Albania’s beauty is calling – come and see for yourself why… pic.twitter.com/t7s6cowkEC
— Edi Rama (@ediramaal) March 4, 2024