Rriten të ardhurat në buxhet, 22.1 miliardë lekë më shumë

schedule15:35 - 30 Dhjetor, 2017

schedule 15:35 - 30 Dhjetor, 2017

22.1 miliardë lekë më shumë janë të ardhurat në buxhetin e shtetit këtë 11 mujor krahasuar me një vit më parë. Këto statistika janë publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Treguesit fiskalë për 11-mujorin 2017 kanë përsuar rritje sipas statistikave të ministrisë së financave dhe ekonomisë. Të ardhurat e përgjithshme për 11-mujorin 2017 arritën në rreth 390.4 miliardë lekë me një realizim në masën rreth 98.6 përqind të planit, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016 ky zë ka rezultuar 6 përqind më i lartë ose rreth 22.1 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, të ardhurat e përgjithshme për 11 mujorin 2017 u realizuan në masën rreth 88.2 përqind.

Rritje kanë shënuar të ardhurat nga tatimet e doganat, të ardhurat nga taksa doganorem nga akciza, nga renta minerare,nga tatimi mbi vlerën e shtuar, ai mbi fitimin dhe të ardhurat personale,e  taksat kombëtare.

Rezultati i lartë me rritje të qëndrueshme buron kryesisht nga situata pozitive ekonomike dhe rritja si rrjedhojë e numrit të të punësuarve. Nga ana tjetër aksioni antiinformalitet ka dhënë efekte të dukshme në këtë ecuri pozitive të  kontributeve sipas ministrisë së financave dhe ekonomisë.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për 11-mujorin 2017 arritën në rreth 401 miliardë lekë me një realizim në masën 96.6 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016 ky zë ka rezultuar 11 përqind më i lartë ose rreth 39.8 miliardë lekë më shumë.

Sikurse evidentohet nga tabela e treguesve fiskal të konsoliduar, realizimi i të ardhurave të përgjithshme në masën 390.4 miliardë lekë dhe realizimi i shpenzimeve të përgjithshme prej rreth 401 miliardë lekë, është shoqëruar me një deficit buxhetor prej rreth 10.6 miliardë lekë.