VIDEO/ “Verdhekuqtë” nuk ndalen as nga Monza, Roma fiton me “poker” transferën e “Brianteo”

schedule20:01 - 2 Mars, 2024

schedule 20:01 - 2 Mars, 2024

Mund të thuhet se ka pësuar një ndryshim total. Ardhja e teknikut, Daniele De Rossi në stolin e “Verdhekuqve”, të Roma-s ka sjellë një frymë totalisht të re e kjo duket te paraqitjet, në elitën e futbollit, Serie A teksa kanë arritur të fitojnë 6 nga 7 sfidat e zhvilluara, me humbjen e vetme, që erdhi nga “Zikaltërit” e Inter, dhe këtyre të fundit, nuk ke se çfarë t’i bësh këtë sezon.

Fitorja e 6-të erdhi pasditen e kësaj të shtune, teksa në transfertën e “Brianteo”, “Gladiatorët” e kryeqytetit, fituan mundën me rezultatin e thellë, 1 me 4, skuadrën e Monza, në përballjen e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit italian të futbollit, duke rikonfirmuar edhe për njëherë tjetër formën e jashtëzakonshme që po kalon Roma.

Lorenzo Pellegrini, Romelu Lukaku, Paulo Dybala e Leandro Paredes ishin protagonistët absolut të kësaj fitoreje, me katër “yjet” e “Verdhekuqve”, që gjetën rrugën e rrjetës, në minutat 38’, 42’, 63’ e 82’, ndërsa për vendasit në “Brianteo” goli i nderit erdhi në minutën e 87’-të, nga “fantazisti”, 23-vjeçar, Andrea Carboni.

Falë këtij rezultati, Roma vijon ngjitjen në klasfikimin e Serie A, teksa ka arritur të “parakalojë”, “Bergamaskët” e Atalanta, duke arritur të grumbullojë 47 pikë, 1 më shumë se skuadra e Berat Gjimshiti dhe tashmë është vetëm 1 pikë, “Emiljanëve” të Bologna. Ndërkaq, Monza mbetet në vendin e 11-të të tabelës me 36 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: