Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji do të jenë 3 gjyqtaret e reja të Kushtetueses. Ato u morën sot në pyetje nga Komisioni i Ligjeve, dhe njëra prej tyre duhet të dekretohet nga Meta deri në 8 nëntor, ndërsa dy të tjera do të votohen nga Kuvendi në 14 nëntor. Kjo nuk mjafton që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale, pasi duhet edhe anëtari i 6-të që të nisin gjykimet.
Kjo është Arta Vopsi. Ajo ka kandiduar për titullin më të lartë që mund të ketë një jurist në Shqipëri: anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Vorpsi, ka kandiduar në 4 vakanca, dhe në të gjitha, është renditur e para ndër konkurentet, duke marrë pikët maksimale në secilin grup. Prej vitesh këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese, ajo ndau vizionin e saj para deptuetëve të Komisionit të Ligjeve.
Elsa Toska është gjithashtu këshilltare ligjore në Kushtetuese, dhe mbron vendimet e deritanishme të institucionit që punon.
Fiona Papajorgji shpreson që Kuvendi t’i besojë detyrën si gardiane e Kushtetutës.
Pavarësisht se kë do të dekretojë Presidenti dhe cilat do të zgjedhë Kuvendi, të tre kandidatet do të jenë Gjyqtare Kushtetuese, pasi janë vetëm ato të treja në garë për 3 vende bosh.
Afati për të zgjedhur, presidentit i mbaron në 8 nëntor, ndërsa Kuvendi ka programuar t’i votojë dy anëtarët e tij në 14 nëntor.
Sikur gjithçka të shkojë në rregull dhe Presidenca e Kuvendi të mos përplasen, sërish kjo nuk mjafton për ta bërë Gjykatën Kushtetuese funksionale. Vitore Tusha tashmë ka koleg dhe Besnik Mucin e pret 3 anëtaret e reja, por që Kushtetuesja të nisë gjykimet, duhet edhe një anëtar tjetër, për të plotësuar kolegjin e nevojshëm me 6 gjyqtarë. /ABC News Albania 24/7