Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Faktori politik të mbështesë objektivin BE”/ Leka: PS bën opozitë brenda vetes. PD të ketë kandidatë politikë për zgjedhjet vendore

schedule23:34 - 13 Nëntor, 2026

schedule 23:34 - 13 Nëntor, 2026

Analisti Martin Leka e ka cilësuar si një lajm jashtëzakonisht të mirë për Shqipërinë mbështetjen ndërkombëtare për procesin e integrimit evropian të vendit dhe të Malit të Zi.

Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Leka u shpreh se ky zhvillim dëshmon vlerësimin që komuniteti ndërkombëtar ka për Shqipërinë, ndërsa u bën thirrje faktorëve politikë që të bashkohen në mbështetje të integrimit në Bashkimin Evropian.

“Ky është lajm jashtëzakonisht i mirë për Shqipërinë, për të gjithë shqiptarët. Është hap i rëndësishëm. Kemi disa deklarata në mbështetje të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Kjo tregon që Shqipëria, nga ana e komunitetit ndërkombëtar, çmohet dhe konsiderohet si anëtare e ardhshme, shumë shpejt në BE. Duhet që, për hir të interesave kombëtare, të gjithë faktorët politikë të jenë në mbështetje të Shqipërisë në BE. Ndasitë politike t’i lënë në fushata zgjedhjesh”, theksoi ai.



Duke komentuar gjithashtu zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, analisti ka ndalur te ndasitë politike dhe situata në këto dy forca politike.

PS është ndarë në dy pjesë, e atyre që duan PS, e njerëzve idealistë. Nga ana tjetër, kemi partinë e shokëve të Edi Ramës, vjen në mënyrë paradoksale si trend apo grupim njerëzish që, për anakronizëm, erdhën afër PS-së në kulmin e aktivitetit të tyre politik, që e bënë për rrëzimin e PS-së, të qeverisë së Fatos Nanos. U bënë me poste. Nuk mund të mendojmë se çfarë mund të ndodhë, Rama është njeri i surprizave. PD është një organizëm kaotik, ku Sali Berisha e kupton këtë situatë. Ai i shtrin dorën gjithkujt. Unë mendoj se e ka gabim. Nuk e di çfarë ftese të sinqertë bën Sali Berisha. Ai duhet të ketë kandidatë politikë, të paktën për Tiranën”, përfundoi analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!