Strakosha konfirmohet talenti më i madh në Europë në portë

schedule16:39 - 30 Dhjetor, 2017

schedule 16:39 - 30 Dhjetor, 2017

Tomas Strakosha është padyshim zbulimi i vitit 2018. Portieri Ii kombëtares shqiptare merr vlerësime të larta në Itali dhe në Europë

Kjo pritje është simboli i sezonit.

Tomas Strakosha fitues përballë Paulo Dibalës dhe Juventusit, brenda në Torino, nuk mund të ishte skenar më i mirë për t’u paraqitur në futbollin e madh.

Portieri i kombëtares shqiptare dhe i Lacios, në fund të këtij viti, mund të jetë jo i kënaqur, por i lumtur me bilancin e tij.

Pasi fitoi tërësisht duelin në skuadër me ish-titullarin Federiko Marketi, 22-vjeçari i lindur në Athinë jo vetëm u konfirmua si zbulim iI portës, por edhe pati rritjen më të madhe nga gjithë të tjerët.

Gazeta “Il Mesaxhero” i Romës titullon: Nga Strakosha tek Zapata, ja 10 lojtarët me rritjen më të madhe në krahasim me vjet”.

Faqja e specializuar, “Jashtë këpucës”, jep renditjen më të mirë të portierëve të rinj në bazë të paraqitjeve të sezonit në vazhdim, ku I pari është Strakosha.

Portieri shqiptar i Lacios lë prapa Onanën e Ajaksit, Kepën e Bilbaos, Donarumën e Milanit dhe Lafontin e Tuluzës, duke përsëritur suksesin e sezonit të kaluar.

Lavdërimet janë të mëdha nga ish-gardianë të njohur të portës.

Xhanluka Paliuka: “Strakosha, së bashku me Handanoviçin dhe Alisonin, është portieri që I ka dhënë më shumë pikë skuadrës deri tani”.

Ish-portieri tjetër, Fontana: “Kam dobësi për Handanoviçin, por është Strakosha që më ka habitur”.

Shqiptari po luan tek Lacio një rol po aq të madh sa edhe Imobile apo Milinkoviç-Saviç, po ashtu si mbrojtësit apo mesfushorët.

Edhe falë ndihmës së tij, formacioni I trajnerit Inzagi ndodhet pranë zonës Champions në Serinë A, është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ku do të ndeshet me Milanin në 31 janar, si dhe është kualifikuar për në turin tjetër të Ligës së Europës, duke zënë vendin e parë në grup.

Sezoni filloi në mënyrën më të bukur të mundshme, me suksesin në Superkupën e Italisë ndaj Juventusit, dhe po vazhdon po kështu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!