Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia në Peqin pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Policia thotë se ndaj tij ishte dhënë kjo masë sigurie për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike.
Ky shtetas kishte dalë nga banesa e tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al