Një tjetër Vatë te Celtic, firmos djali i ish-kapitenit të kombëtares

schedule08:47 - 29 Tetor, 2019

schedule 08:47 - 29 Tetor, 2019

Rudi Vata u aktivizua për tre sezone me Celtic në mesin e viteve ’90. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare fitoi një Kupë Skocie me ekipin në vitin 1995, teksa e mbylli aventurën me 4 gola të shënuar në 45 ndeshje.

Një tjetër Vata pritet të shkruajë historinë e tij me klubin e famshëm. Roko Vata është djali i Rudit, ka lindur me 18 prill të vitit 2005 dhe cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj të akademisë së klubit.

Roko me prindërit gjatë firmosjes së kontratës

Roko ka firmosur kontratën e parë si profesionist në karrierën e tij. 14-vjeçari aktivizohet me ekipin U16 të Celtic, teksa hodhi firmën për kontratën 5-vjeçare nën shoqërinë e babait të tij, në prani të administratorit, Peter Lawwell, si edhe drejtorit të akademisë së Celtic. /abcnews.al