Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Macron nuk përjashtoi mundësinë për të dërguar trupa në Ukrainë, aleatët e NATO-s kundër

schedule22:11 - 27 Shkurt, 2024

schedule 22:11 - 27 Shkurt, 2024

Disa vende të NATO-s, përfshirë SHBA-në, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe, kanë përjashtuar dislokimin e trupave tokësore në Ukrainë.

Ky vendim vjen pasi presidenti francez Emmanuel Macron tha lidhur me dislokimin e trupave tokësorë “asgjë nuk duhet të përjashtohet”.

Ndërsa zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov paralajmëroi për konflikt të drejtpërdrejtë, nëse trupat e NATO-s vendosen atje.

Forcat ruse së fundmi kanë arritur përparës në luftën në Ukrainë dhe Kievi ka bërë thirrje urgjente për më shumë armë.

Kujtojmë se Macron tha në një konferencë shtypi të hënën në mbrëmje: “Ne nuk duhet të përjashtojmë që mund të ketë nevojë për siguri që më pas justifikon disa elementë të vendosjes”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!