Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, shpallet në kërkim 42-vjeçari

schedule11:13 - 23 Korrik, 2026

schedule 11:13 - 23 Korrik, 2026

LUSHNJË- Një ngjarje e rëndë është raportuar në Lushnjë, ku një 42-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një 27-vjeçareje me probleme të shëndetit mendor.

Sipas Policisë, e reja është paraqitur në Komisariatin e Lushnjës së bashku me dy familjarë të saj dhe, në prani të një psikologu, ka kallëzuar se më 22 korrik 2026 është dhunuar seksualisht nga  Saimir Meçani, 42 vjeç, banues në Lushnjë.

Menjëherë pas denoncimit,  Policia shpalli në kërkim 42-vjeçarin, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.



Ndërkohë, gjatë kohës që 27-vjeçarja po jepte deklarimet në Komisariat, Policia arrestoi në flagrancë vëllain e saj, 32 vjeç. Ai dyshohet se, si akt hakmarrjeje, i ka vënë flakën automjetit të nënës së autorit të dyshuar.

Autoritetet vijojnë kërkimet për kapjen e 42-vjeçarit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!