Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Kuvendi të dënojë dhunën e protestuesve kundër policëve!”/ Balla: Autorët janë elementë terroristë!

schedule11:30 - 23 Korrik, 2026

schedule 11:30 - 23 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehu nga foltorja e Kuvendit solidaritet me punonjësit e Policisë së Shtetit të plagosur gjatë protestës, duke dënuar ashpër aktet e dhunës ndaj efektivëve.

Balla tha se katër punonjës policie ndodhen nën kujdesin e mjekëve pas sulmeve që, sipas tij, u kryen nga “elementë terroristë”, ndërsa akuzoi Partinë Demokratike se nuk është distancuar nga dhuna.
“Protesta nisi kundër dhunës, por përfundoi me sulme ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit. Gjaku i punonjësve të Policisë së Shtetit është gjaku i vetë shtetit. Kush ngre dorë ndaj tyre, ka ngritur dorë kundër shtetit”, deklaroi Balla.

Balla kërkoi që Kuvendi të dënojë dhunën ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit, ndërsa u bëri thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë ndaj autorëve të sulmeve.



Ai iu referua edhe deklaratave të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, se lëvizje ekstremiste mund të rrezikojnë stabilitetin në Europë dhe se, sipas tij, organizatorë të protestave janë identifikuar se kanë lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit.

Fjala e plotë:

Së pari duhet të shprehim solidaritetin dhe lutjet që 4 punonjësit e policisë së plagosur nga dhuna barbare e disa elementëve terroristë, të cilët në mënyrë të përsëritur tanimë kanë goditur punonjësit e policisë së shtetit, të cilët janë aktualisht në qendrën spitalore dhe në pjesën e urgjencës për t’u trajtuar. Uroj shumë që shëndeti i tyre dhe jeta e tyre të mos rrezikohet. Është keqardhje e madhe që Partia Demokratike, një prej partive kryesore politike në Shqipëri në këto 36 vite, jo vetëm që nuk e dënon dhunën, por bie pre e një solidariteti të turpshëm me disa terroristë të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me protestën që nisi si një protestë kundër dhunës.

Protesta nisi kundër dhunës.
Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio, një javë më parë në Konferencën Ndërkombëtare kundër Terrorizmit, e theksoi shumë qartë që ka disa lëvizje të ekstremit të cilët mund të rrezikojnë stabilitetin në Europë. Persona të identifikuar prej nesh, me lidhje të qarta me Gardën Revolucionare të Iranit, janë orkestruesit kryesorë të akteve të dhunës. Solidariteti i turpshëm i një partie të përdhunuar nga ajo protestë— Jeni të përdhunuar nga ajo protestë, por ne kurrsesi për asnjë moment nuk do të tolerojmë që të goditen punonjësit e policisë së shtetit. Gjaku i punonjësve të policisë së shtetit është gjaku i vetë shtetit. Kush guxon të ngrejë dorë mbi punonjësit e policisë së shtetit, ka ngritur dorë kundër shtetit. Dhe prandaj thirrja ime nuk është për policinë; policia po e bën detyrën e vet në mënyrë të shkëlqyer. Thirrja ime është për drejtësinë, për prokurorë dhe gjyqtarë, edhe jetën e prokurorëve dhe të gjyqtarëve, sikurse çdo shtetas i shqiptar…

Solidaritet sot me policinë e shtetit, ndërkohë që— ndërkohë që unë nuk kam asnjë pritshmëri që kjo që ka mbetur nga Partia Demokratike të mos distancohet nga dhuna. Ju mbeteni një grup i përdhunuar nga protesta dhe prandaj ju nuk distancoheni. Ç’ke që bërtet? Kështu që, zoti kryetar, Kuvendi i Shqipërisë duhet ta dënojë, duhet ta dënojë ashpër, duhet ta dënojë ashpër dhunën kundër punonjësve të policisë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!