Afrim Tole, ish-lojtari i Tiranës dhe Partizanit, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, foli për renditjen e Superiores dhe për ndeshjen kryesore të kësaj jave, Partizani-Kukësi. “Në vitin 1996 ishte Tirana si Partizani sot”, tha fillimisht Tole, duke bërë një krahasim me kampionatin e shumë viteve përpara.
Më tej ai vijoi me analizën e tij: “Partizani e nisi keq, por e ka rregulluar situatën dhe është pretendenti kryesor. Pjesën e dytë Partizani luajti më mirë. Kishte raste me Malën dhe Trashin. Kukësi sulmoi veç me Abazajn, ndërsa Partizani i kishte marrë masat të mos pësonte Partizani”.
“Trajneri është i pari dhe nuk kritikohet. Në derbi dy më të mirët ishin Romero dhe Asani. Ata luanin topin në çdo aksion. Ndryshimet e shumta bëjnë që të ketë rezultate jo të mira. Normal lojtarët futen në presion kur nuk aktivizohen, sidomos kur vijnë pas ndeshjeve të mira dhe e shohin veten në stol. Partizani kishte mundësinë të shënonte në pjesën e dytë. Po të shohësh kalendarin, edhe një barazim është mirë. Plus edhe faktori fushë është në krahun e Partizanit”.
“Partizani mundi Skënderbeun dhe Vllazninë, këtë ndeshje nuk duhet ta humbte. Edhe në derbi vijon me ecurinë pozitive. Kurse Bylisit bravo i qoftë që ka ardhur deri këtu, kanë bërë ndërthurje brezash. Edhe Bicaj nuk e ka menduar që do jenë të parët”.
“Nuk është surprizë Laçi. Çdo vite ka konkurruar me dinjitet, ka mundur ekipe si Tirana e Paertizani që bëjnë diferencën. Ka një sulmues shumë të mirë, për të mos thënë më i miri”. /abcnews.al