Bayer Leverkusen shtë duke zhvilluar një sezon tepër fantastik. “Aspirinat” të udhëhequr nga Xabi Alonso janë për momentin e vetmja skuadër pa asnjë humbje në të gjithë kompeticionet ku marin pjesë.
Të gjithë thurin elozhe për trajnerin Xabi Alonso dhe për Leverkusen e tij, dhe këtë herë nuk është kursyer as Pep Guardiola.
“Çfarë mund të them për Xabi Alonso, ai po bën një punë fantastike. Janë e vetmja skuadër që nuk është mposhtur kurrë këtë sezon dhe po luftojnë edhe Bayern Munich.
Tani nis pjesa më e rëndësishme e sezonit. Mendoj se titulli është në duart e tyre dhe vetëm ata vetë mund ta humbasin. Të gjithë mendojnë se gara e titullit ka mbaruar”, shprehet Guardiola./h.ll/abcnews.al