Pauzë 40-ditore dhe lirimi i pengjeve, plani për armëpushimin në Gaza

schedule08:41 - 27 Shkurt, 2024

schedule 08:41 - 27 Shkurt, 2024

Sipas informacioneve, Hamasit i është dërguar një plan nga bisedimet pëe armëpushimin në Gaza në Paris, i cili përfshin një pauzë 40-ditore në të gjitha operacionet ushtarake dhe shkëmbimin e të burgosurve palestinezë për pengjet izraelitë në një raport 10 me një.

Armëpushimi i propozuar do të rindëtonte spitalet dhe furrat e bukës në Gaza, do të lejonte kalimin e 500 kamionëve me ndihma që do të hynin çdo ditë dhe mijëra tenda dhe karvanë do të dorëzoheshin për të strehuar të zhvendosurit.

Drafti gjithashtu thekson se Hamasi do të lirojë 40 pengje izraelite, duke përfshirë gra, fëmijë nën 19 vjeç, të moshuar mbi 50 vjeç dhe të sëmurë, ndërsa Izraeli do të lirojë rreth 400 të burgosur palestinezë dhe nuk do t’i arrestojë ata sërish.

Bisedimet e armëpushimit në Gaza duket më seriozet në javët e fundit për të ndalur luftimet në enklavën e shkatërruar palestineze dhe për të siguruar lirimin e pengjeve izraelitë dhe të huaj.

Ndërmjetësuesit kanë intensifikuar përpjekjet për të siguruar një armëpushim në Gaza, me shpresën për të shmangur një sulm izraelit në qytetin jugor të Rafahut, ku janë strehuar më shumë se një million të zhvendosur.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se Izraeli kishte rënë dakord të mos përfshihej në aktivitete ushtarake gjatë Ramazanit në Gaza, i cili pritet të fillojë në mbrëmjen e 10 marsit dhe të përfundojë në mbrëmjen e 9 prillit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!