Socialistët po punojnë në terren me anëtarësime të reja dhe gjuhë elektorale, edhe pse zgjedhjet e ardhshme janë më shumë se një vit larg.
Drejtuesit politik për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj në një takim me strukturat, argumentoi se pse nuk është e tepërt të pretendosh një mandat të 4-t.
“Ka pastaj ca njerëz të tjerë që thonë: ‘Po mirë mo nuk u lodhët ju? Me tre mandate në bashki, tre mandate në qeveri, ç’është ky mandat i katërt tani?’ E para e punës, kush ka takat del i pari. Është si t’i thuash Brikenit ose Erkandit, mos dil më Kampion Europe se e keni tepëruar. Pra, një atleti, një sportisti, një njeriu të aftë, një njeriu të fortë, një njeriu të guximshëm, t’i nuk i thua dot ule ritmin që të fitojë ky tjetri që nuk di të bëjë asnjë punë. E ardhmja i takon atyre që stërviten, që kanë disiplinë, që luajnë në skuadër dhe që shënojnë. Përsa na përket ne, kjo e ardhme i përket Partisë Socialiste si e vetmja forcë që ka lider”, deklaroi Veliaj.
Duke komentuar edhe protestën e fundit të opozitës, Veliaj bëri thirrje për përfshirje të qytetarëve në veprimtari politike.
Në mbledhjen e fundit të asamblesë socialiste, Rama ju kërkoi të vetëve që për cdo qendër votimi të anëtarësojnë të paktën 4 persona të rinj./abcnews.al