Izraeli planifikon të miratojë ndërtimin e më shumë se 3,300 shtëpive të reja në vendbanimet në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi një ministri të kabinetit nga krahu i djathtë ekstrem i qeverisë.
Diçka e tillë pritet të shkaktojë reagime të ashpra nga SHBA në një kohë kur marrëdhëniet midis aleatëve janë të tensionuara për shkak të mosmarrëveshjeve mbi rrjedhën e luftës së Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës.
Sipas AP, ministri i financave Bezalel Smotrich tha në një deklaratë të enjten vonë se vendimi është menduar si një përgjigje ndaj një sulmi vdekjeprurës palestinez pranë Jerusalemit.
Shtëpitë do të ndërtohen në vendbanimet Maale Adumi , Efrat dhe Kedar.
/abcnews.al

