Joe Biden, i cili u takua të enjten, me gruan dhe vajzën e Alexei Navalny bëri sërish një gafë. Pas takimit, duke folur për gazetarët, presidenti amerikan ngatërroi emrin e vejushës së Navalny, duke e quajtur atë “Yolanda” në vend të Yulia.
“Këtë mëngjes pata nderin të takohem me gruan dhe vajzën e Alexei Navalny. Dhe ia bëra të qartë se ai ishte një burrë me guxim të jashtëzakonshëm dhe është e mahnitshme që gruaja dhe vajza e tij po ndjekin të njëjtin shembull”, tha Biden menjëherë pas takimit të tyre.
“Ajo që është bërë e qartë për mua është se Yolanda do të vazhdojë të luftojë,” shtoi 81-vjeçari Biden.
“Ndërsa fokusi i këtij takimi të nivelit të lartë ishin padyshim çështjet kritike të represionit politik dhe administrimit të drejtësisë, ngatërrimi i emrin ngaYuli në ‘Yolanda’ shkaktoi një stuhi reagimesh.
Gjatë takimit në Kaliforni, Biden shprehu admirimin e tij për guximin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të Navalny në luftën kundër korrupsionit, për një Rusi të lirë dhe demokratike, në të cilën sundimi i ligjit do të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë.
/abcnews.al